Rama: Suksesi im në këtë luftë kundër pandemisë do shkruhet në librat e historisë

Kryeministri Edi Rama në një dalje live në Facebook ka folur për masat anti-Covid që duhet të respektojnë shqiptarët nga nesër.

Rama deklaron se pas 1 qershorit do ketë lehtësim masiv të masave shtrënguese anti-Covid. Rama tha se Shqipëria është hapur më shumë se çdo vend tjetër.

Kryeministri shtoi se suksesi i qeverisë së tij në luftën kundër koronavirusit do të shkruhet në librat e historisë.