Rama takim në Elbasan, nesër ‘përballet’ me Bashën. Bëhet gati për…

Ashtu sic ishte paralajmëruar, këtë pasdite në Elbasan, kryeministri Edi Rama mblodhi ministrat e kabinetit të tij qeveritar, një natë para festës së Ditës së Verës.

Ende nuk ka një version zyrtar lidhur me axhendën, por burime pranë qeverisë pohuan se në qendër të diskutimeve është aktualiteti politik, pasi opozita dorëzoi mandatet, kongresi i 23 marsit të Partisë Socialiste dhe zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Temë e këtij takimi janë edhe projektet për Elbasanin në veçanti. Gjatë Ditës së Verës, kryeministri Rama ka planifikuar një axhendë të ngjeshur për festën. Nga vizitat në panair e ekspozita e deri në shijimin e një kafeje në Kalanë e Elbasanit.

Në 14 mars Elbasani është qyteti që pret edhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha axhenda e të cilit është e ndryshme nga ajo e kryeministrit, kryesisht takime me qytetarët.