Rama tallet me Çesk Milljen, e shkarkoi para 45 ditëve, sot e emëron përsëri Prefekt të Qarkut Shkodër

Qeveria Rama tallet ne formen me te shemtuar me Shkodren dhe vete Çesk Milljen qe pasi e shkarkoi 1 muaj e gjysem me pare, e rikthen serish si prefekt.

Vendimi qe mban firmen e Rames, liron Valdrin Pjetrin nga detyra dhe emeron Çesk Milljen, duke kryer rotacion brenda pak muajsh, sikur Millja te ishte nje kukull qe here e vendos ne vitrine dhe her e heq kur bien shitjet apo klientet ndryshojne interesat.

Sikur te mos mjaftonte kjo as parashikimi i Lleshajt se do te vendoset ne nje post me lart nuk doli, duke lene te kuptohet se ose Millja nuk permbushi kriteret ose Rama nuk ju beson me socialisteve Shkodrane dhe vendos ushtaraket qe i perdor si gure shahu./ShkodraNews