Rama tha se mjekët këtu paguhen më mirë se në Gjermani, ky detaj në qarkun Shkodër tregon të vërtetën e friksh.me

Puka sërish në krizë për mjek dhe muajt e fundit gjendja paraqitet edhe më e vështirë në spitalin e këtij qyteti. Duket se qeveria vijon të dështojë me politikat e saj, ku ndërsa investon për rikonstruksion godinash, spitali po gjendet pa mjekë specialist.

Të dhënat e fundit, e kur po futemi në muajt e nxehtë dhe që për sëmundje specifike janë edhe me problematike, spitali I Pukës nuk ka një mjek kardiolog, e po ashtu edhe Pediatër. Pikërisht dy sektorët kyç, apo të quajtura ndryshe pikat e dobëta, pasi I pari duhet të merret më të sëmurët me zemer, që për fat të keq në vendin tonë sa vijnë dhe shtohen, e jo më vetëm moshat e treta por duke mos kursyer as të rinjtë.

Ndërsa specialist I dytë, pediatri, që duhet tu vijë në ndihmë për cdo shqetesim shëndetesor, më të vegjelve, pikërisht fëmijeve. E sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, përveç mjekëve që spitali tashmë ka lëshuar alarmin “SOS” duke kërkuar ndihmë, depoja farmaceutike nuk ka as Farmacist, duke treguar qartazi për imazhin e shëndetësisë shqiptare që nga viti në vit, në vend të përmirësimit, po shkon duke u degraduar.

Daljet e mjekeve në pension, largimet në masë e të rinjve dhe specialistëve dhe mos diplomimet e reja rezultojnë të jenë shkaktaret kryesore të kësaj krize, që rrezikon të bëhet më e fortë në muajt dhe vitet e ardhshme, kur Shqipëria si në shumë sektorë të tjerë, por gjendet mes vështirësive të shumta dhe mungesës së vizionit për t’ia dalë. Në këtë rast i bie të thuhet pa frikë, “Të na rrojnë fasadat, që lulëzojnë nga jashtë, ndërsa brenda tyre lëngon një sektor i tërë”.