Rama vijon pastrimin e parave, jep 130 leje për HEC-e në fshehtësi vetëm në Librazhd, “kumbari” Taulant Balla

Teksa qeveria u diskretitua në rang ndërkombëtar me Unazën dhe Interkoneksionin Burrel-Peshkopi të Ulajt, Edi Rama ka filluar t’i drejtohet përvojës së paraardhësit të tij Sali Berisha për të pastruar paratë e pista. Duke dhënë leje për ndërtimin e hidrocetraleve që nuk do të vihen kurrë në punë, kreu i qeverisë do të implementojë në zonën e “kumbarit” Taulant Balla skenarin e pastrimit të parave

Tashmë që koncesioneve përmes PPP-ve të famshme u doli “kallaji” dhe qeveria u diskretitua në rang ndërkombëtar me Unazën dhe Interkoneksionin Burrel-Peshkopi të Ulajt, Edi Rama ka filluar t’i drejtohet përvojës së paraardhësit të tij Sali Berisha për të pastruar paratë e pista.

Një gjë të tillë kreu i qeverisë shqiptare ka vendosur ta realizojë pikërisht në zonën ku ka kamikazët më të mëdhenj të tij dhe që nuk “përtojnë” të marrin përsipër çdo lloj maskarallëku, vetëm që t’i shërbejnë liderit.

Një njeri i tillë është kreu i grupit parlamentar të PS e njëherësh sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, librazhdasi Taulant Balla, i mësuar të jetë m**i pas këpuce i kryetarëve të radhës në PS, i cili do të jetë dhe “kumbara” e këtij procesi pastrimi parash.

Më konkretisht, Librazhdi dhe Përrenjasi janë dy bashkitë të cilat kanë përballuar më shumë kërkesa për leje të ndërtimit të HEC-eve, ku numri i tyre arrin në 130, ndërsa me dhjetëra projekte të tjera janë në zhvillim.

Bashkia e Librazhdit, nga ku ka dalë dhe Balla, ka mbi 90 përqind të kërkesave për ndërtim HEC-esh, dhe duke qënë se e mendon një zonë të lënë pas dore nga ana turistike, kërkon që t’i shërbejë Ramës duke ia afruar si një zonë për ndërtimin e ketyre gjeneruesve energjie.

Edhe ministritë përgjegjëse, Infrastruktura, Mjedisi dhe Kultura kanë miratuar leje në bllok dhe pa i parë fare, të cilat bien në kundërshtim me ligjin për shkak se nuk janë bërë dëgjesa publike dhe nuk është marrë mendimi i banorëve të zonës.

Shumë prej projekteve janë firmosur për t’u zbatuar pranë parkut të Shebenikut ose edhe më larg, por që drejtpërdrejt rrezikojnë të shkatërrojnë faunën dhe florën. Ministria e Kulturës firmosi lejet për ndërtimin e dy HEC-eve në Qukës, “Lingajca 1” dhe “Lingajca 2”, ku ndër të tjera referonte në dokument se subjekti “REI-Energji” do kontribuojë në rregullimin e shtatë çezmave në Bërzeshtë.

Të tjera projektvendime shpallin leje në Sopot edhe për miratimin e HEC-it Sopot, HEC-et Gostima 1, Gostima 2, Gostima 3, Gostima 4 dhe HEC Vilan, “HEC Cermenika”, HEC Balca, HEC Arrëz dhe disa HEC-e të tjera në Librazhd.

Pra janë lënë të gatshme të gjitha për të filluar ndërtimi i 130 hidrocentraleve, në një sipërfaqe shumë të ngushtë dhe që mund të shkatërrojë gjithçka gjallon, në këtë zonë.

Por të gjithë janë të bindur se këto investime as që do të përfundojnë ndonjë ditë, jo më të merret energji për të gjitha HEC-et për të cilat është dhënë leja për t’u ndërtuar, pasi është një skemë e pastërt e pastrimit të parave të pista, siç është bërë gjithnjë në Shqipëri.

Skema e “futjes” në punë të parave të pista dhe të krimit, përmes blerjes nga sekserët e qeverisë të lejeve për ndërtimin e hidrocentraleve, dhe funksionimi i “lavatriçes” së parave që i dërgo ato të pastra në bankat e huaja, duke deklaruar se kanë biznes energjie në Shqipëri, është përdorur gjërësisht dhe nga Berisha.

Kryeministri demokrat që në fillimin e qeverisjes së tij, ka deklaruar se do ta kthente Shqipërinë në një superfuqi energjetike, dhe këtë e pasoi me dhënien pafund të koncesioneve për ndërtimin e hiddrocetraleve, 90 përqind të të cilëve nuk u ndërtuan kurrë.

Berisha iu “dorëzua” dhënies me koncesion të HEC-eve, të cilët kishin mbi 350 të tillë vetëm për një vit dhe në total 518 HEC-e, sipas shifrave zyrtare, duke pastruar paratë e familjes biologjike dhe politike./Pamfleti