Ramës i ka ikur truri me bllokimin e Metës. Çani i fut kunjën: “s’të kam para kurrë kaq të nxehur”

Edi Rama ka folur për rreth 45 minuata plot temp dhe nerv kundër Ilir Metës që i bllokoi emërimin e ministrit të tij të jashtëm Gent Cakaj. Rama ka fyer, i ka thënë i paditur presidentit dhe i ka përmendur hallet që ai ka.

Dukej edhe në fytyrë, siç vërehet në fotot më lart se Rama qe i nevrikosur dhe nuk e ka kapërcyer dot bllokimin. Ai që zakonisht shndërrohet në klloun duke bërë humor në çdo studio televizive, sa herë që Arian Çani bënte ndonjë batutë ia kthente: “Eshtë ështje serioze kjo Çani, duhet të flasim seriozisht”.

Të gjithë ata që e kanë parë me vëmendje nuk e kanë pasur të vështirë të dallojnë nervozizmin e kryeministrit tek Zonë e Lirë megjithëse ai arriti ti shmangë krizat mungesës së frymëmarrjes që ka shfaqur në ditët e tij më të këqia.