Ramës i ndodh e pazakonta, Tërmet Peçi ‘i vjedh’ shprehjen, reagimi i Kryeministrit është epik…

Teksa ka inspektuar përfundimin e punimeve në by-passin e Tepelenës, një episod i pazakontë ka ndodhur.

Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi i thotë Ramës “këtej s’kemi parë asgjë akoma”. Kryeministri Edi Rama i buzëqeshur e përsërit edhe një herë shprehjen e tij, por kësaj radhe e thënë nga dikush tjetër.

Biseda e plotë

Rama: Do të shkojmë pak te kalaja?

Tërmet Peçi: Do shkojmë patjetër te kalaja. Te kalaja brenda apo këtej?

Rama: Edhe brenda dhe këtej

Rama: Këtej e pamë…

Tërmet Peçi: Jo, këtej s’kemi parë asgjë akoma

Rama duke qeshur: S’kemi parë asgjë akoma