Ramës i raportohet për Shkodrë, ja institucionet që janë zi e më zi në sytë e Kryeministrit



Kryeministri Rama kerkoi ne mbledhjen me te deleguarit e qarqeve qe te zgjidhet me emergjence cdo pakenaqesi e qytetareve perballe sherbimeve te munguara ne institucione. Nje kerkese qe vjen si rezultat i sondazheve por edhe impaktit te marre nga takimet ne terren apo dhjetra ankesa te mberritura ne dyert e qeverise. Me te drejte perpara zgjedhjeve ky eshte nje element kyç perballe objektivit te shpallur per te marre mandatin e trete. Çdo te deleguari te qarkut keyeministri Rama i ka dhene detyra specifike ndersa i ka bere te qarte realitetin e zymte qe egziston ne disa bashki te vendit, ku mes tyre sipas burimeve eshte edhe Shkodra. Madje ne kete qark jane nje sere institucionesh qe listohen me probleme. Shkodraneës ka mesuar se ne krye te listes per pakenaqesi qe i jane shprehur kryeministrit dhe ku ka kerkuar nderhyrje urgjente eshte kadastra, e ndjekur me pas nga dogana, drejtoria e automjeteve dhe inspektoriatit shteteror shendetesor dhe ai i sigurimeve shoqerore. Megjithese lista e ankesave ndryshon ndaj tyre, qellimi mbetet i njejte dhe ne kete pike Rama ka qene i qarte qe te deleguarit e qarqeve te vene dore. Per Shkodren analiza do te jete ne muajin tetor kur do te zhvillohet asambleja e ne te njejten kohe pritet qe te “priten” kokat e para te drejtoreve rajonale. Vete i deleguari Ilir Beqaj do te paraqese raportin kjo bazuar ne te dhenat e grumbulluara ne terren dhe nga pyetesori me strukturat.