Ramushi i tregon muskujt Ramës, nuk e imagjinoni dot çfarë fotoje poston

Marrëdhënie jo shumë të mira mes dy kryeministrave shqiptarë aktualisht.

Deklaratat e tyre kundër njëri tjetrit kanë marrë dhenë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, këtë fundjavë e ka lënë anash ecjen nëpër bjeshkë.

Ai ka zgjedhur që kohën e lirë ta kalojë në deti, duke e bërë sefte për këtë vit.

Haradinaj në publik njihet edhe si një prej politikanëve shqiptar që i kushton më së shumti rëndësi aktiviteteve sportive.

Prandaj, në foto duket në top-formë.

Edhe këtë herë Ramush Haradinaj ka zgjedhur bregdetin shqiptar për ta kaluar fundjavën.

Ndryshe, shumë qytetarë janë nisur këtë fundjavë drejt Shqipërisë dhe Malit të Zi për ta shijuar detin, kjo për shkak të motit të mirë që po mbretëron në këto vende turistike.

Shumë po e cilësojnë këtë foto si një përgjigje ndaj Edi Ramës, i cili u shpreh së fundmi se ramushi gënjen, ndërsa kanë pasur një incident edhe në Berlin.