Raportimi i pazakontë, gazetares së Abc News i ndodh e papritura në emisionin e mëngjesit



Gazetarja e abcnews në Prishtinë Blerta Dalloshi Berisha, raportoi në një mënyrë krejt të pazakontë mëngjesin e sotëm. Ndërsa flitej për nismën “Dhuro një lodër edhe ti”, e cila në fokus ka fëmijët e prekur nga termeti dhe krijimin e mundësive për t’iu dhuruar atyre për festat e fundvitit një lodër, qoftë edhe simbolike, Blertës i zgjohet e bija 5 vjeçare nga gjumi.





Hana, nuk heziton dhe pak çaste me vonë i bashkohet mamit të saj në “raportim” live.

Vogëlushja, e cila një natë më parë kishte patur temperaturë, qartazi nuk ia “ka ngenë” raportimit të mamit, por do veç përkujdesin e saj për të nisur ditën…