Rastet shqetësuese/ Ko.ronavi.rusi në Shqipëri po importohet edhe nga nga Greqia



Edhe pse Greqia është e shqetësuar ne lidhje me shqiptarët që shkojnë atje rasti i fundit tregon se edhe në Shqipëri kanë ardhur njerëz të infektuar nga vendi fqinj.



Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar ditën e sotme 2 raste të reja në fshati Kulluricë, Sarandë.



Bëhet me dije se personat e prekur nga Covid-19 kishin pak ditë që ishin kthyer nga Greqia, ku dyshohet se janë infektuar. Ndërkohë, ka nisur hetimi epidemiologjik i rasteve dhe dy personat e infektuar janë karantinuar.