Reagon ashpër Arbana Osmani: Policia që nuk duam, turp!

Dhu.na b.arbare ndaj një të mituri (15-vjeç) në Tiranë nga efektivët e Policisë së Shtetit, është denoncuar edhe nga personazhet publikë. Prezantuesja ikonë e Top Channel, Arbana Osmani, teksa ka shpërndarë një foto të dh.unës, shkruan në një postim në Instastory ”Policia që nuk duam, turp!”.

Një qytetar arriti që të regjistronte momentin e dhunës së efektivëve kundër adoleshentit, ndërsa sot një nga policët është pezulluar dhe për tre të tjerë kanë nisur hetimet nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.

Për ”ABC News Albania”, 15-vjeçari thotë se “Më thanë zbrit, unë nuk zbrita. Pasi nuk zbrita, erdhi një polic më kapi nga krahu, më gjuajti me shpullë. Më kërkuan kartën e identitet por u thashë që nuk kam se nuk e kam mbushur moshën”. Për më tepër, i m.ituri shtoi se policët e gju.ajtën edhe gjatë rrugës për në komisariat teksa qëndronte i prangosur bashkë me shokun në makinë, se “po fliste shumë sepse ishte i inatosur”.