Regjisorja e njohur: Më përndjek dikush me “Audi” të zi, për pak më… (video)

Elma Doresi, regjisore e njohur e teatrit, ka denoncuar në profilin e saj në Facebook se përndiqet nga një person me “Audi” të zi. Duke rrëfyer situatën e vështirë që kaloi një ditë më parë, ajo ka postuar dhe një video.

Ajo tregon se është ndjekur nëpër Tiranë nga një makinë dhe gjatë kësaj kohe për pak ka rrezikuar të bënte ndonjë aksident. Për këtë ngjarje ajo ka bërë dhe kallëzim.

“Duke parë videon dhe më kapën të dridhurat sërish… Dje pasdite kjo makinë që shikoni në video, ‘Audi’ i zi, mu vu nga pas. Natyrisht në disa raste desh u bë dhe burim aksidenti për mua duke më bllokuar rrugën disa herë, derisa me bllokoi rrugën pas tentativës së katërt.

Nuk e njoh mbi të gjitha dhe nuk di qëllimin. Natyrisht me çfarë po ndodh me kapi disi frika dhe tani materialet i kaluan organeve kompetente përfshirë targën”, shkruan regjisorja.

Per te shikuar videon klikoni KETU