Rekordi më i ri tragjik sapo u shënua, oh zot vdesin 738 persona brenda ditës në këtë vend

Spanja është një ndër vendet e goditura fortë nga COVID-19.

738 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit në Spanjë nga COVID-19, duke vendosur një rekord tragjik.

Shifrat tragjike janë publikuar nga autoritetet vendase, duke çuar numrin total të viktimave në 3434, ndërsa konfirmohen mbi 47600 raste.

Vendi iberik kalon kështu Kinën për numrin më të lartë të viktimave nga COVID-19, që numëron 3,281 viktima, duke u renditur i dyti pas Italisë, ku kanë humbur jetën deri tani 6,820 persona.

Autoritetet pritet të vendosin zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri në 11 prill, por vendimi zyrtar do të merret pasdite.

 

Mediat spanjoll raportojnë se Ministri i Brendshëm, Fernando Grande-Marlaska, ka deklaruar që disa nga masat kufizuese mund të hiqen pas kësaj date, megjithatë, sipas tij, është ende herët për të menduar për skenarë të tillë.

Lexo edhe: