Renato Mekolli do bëka namin me emisionin në Top Channel pas pak ditësh, do ketë një brune dhe një bjonde që…

Renato Mekolli, shefi me i “ç.mendur” i kuzhinës, vjen me nje interviste ku ka zbuluar disa detaje interesante qe te bejne me teper kurioze ne lidhje me edicionin e dyte te emisionit te tij ne Top Channel.

Ai thote se do behet “nami” kete sezon.

Ç’janë këto ndryshime që ke njoftuar, faktin që këtë edicion do të kesh një bionde e një brune në krah?

Në mendjen time kam nisur të përgatitem që kur mbaroi edicioni i parë. E dua shumë këtë format dhe pas zhurmës dhe suksesit që shënoi herën e parë, tani e dua edhe më shumë. Dhe a e dini pse? Sepse do ta sjellim krejt ndryshe këtë herë, me të gjithë elementet që kërkon ky reality show e kjo garë e fortë.

Investimet që “Top Channel” po bën këtë vit janë shumë të mëdha, çka do të thotë se do të kemi një kuzhinë krejtësisht të re, një shtëpi të madhe e të bukur për konkurrentët, do të kemi një autore të re, e njohur tashmë për projektet e mëdha televizive që ka drejtuar, Zefina Hasanin, me të cilën po takohemi pothuajse çdo ditë për të zgjedhur bashkëpunëtorët e duhur e diskutuar mbi gjithçka. Do të kemi, siç e përmendet dhe ju, edhe një bionde dhe një brune, shumë po shumë fare interesante, që do të jenë krah meje, pra, krah “d.ja.llit”, për të më zbutur dot ose jo. Mos më pyesni se kush janë ato, sepse tani nuk jua zbuloj dot.

Ende pa filluar show, kanë nisur lajmet me tituj të tipit që këtë sezon do bëhet nami. Për çfarë bëhet fjalë?

Epo me gjithë këto ndryshime që ju thashë, nami do të bëhet që ç’ke me të! Unë e kam thënë dhe vazhdoj ta them, me çfarë ka ndodhur në edicionin e parë… ju nuk keni parë gjë akomaaaa.