Rëndohet gjendja shëndetësore e Ish-Presidentit të FIFA, e nisin me urgjencë në spital, mësohet se…



Është rënduar gjendja shëndetësore e ish presidentit të FIFA-s, Joseph Blatter. Sipas mediave të huaj gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe së fundmi ai është shtruar në një spital në Zvicër, por gjithsesi rrezikun për jetën e ka kaluar, shkruan “Corriere dello Sport“.



Blatter kaloi para disa kohësh koronavirusin. Ai drejtoi futbollin botëror për 17 vite (1998-2015).



Ish-bankieri u shkarkua pas skandalit të pagesës prej 1.6 milionë paund ndaj presidentit të kohës të UEFA-s, Michel Platini, i cili do të shërbente si konsulent. Edhe ky i fundit dha dorëheqjen pas këtij skandali.

Blatter është ndaluar nga FIFA që të marrë pjesë në aktivitetet futbollistike për 5 vite.