Replika epike e Dukës me deputetin ‘OMGJ’: Jepi robo, të gjithë meritojnë 15 minuta famë

“Sikurse thotë shprehja e vjetër, ‘një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa një burrë shteti mendon për brezat e ardhshëm’, gjykoj se ka ardhur momenti që ne të mendojmë për brezat e ardhshëm dhe jo për zgjedhjet e ardhshme”.

Këtë shkruan Kreu i PAA-së Agron Duka në Facebook, teksa poston një intervistë të dhënë për një të përditshme në vend.

Një postim që ka sjellë edhe një “përplasje” me kryetarin e Ballit Kombëtar, Krenar Alimadhi, i cili ditë më parë pranoi mandatin e deputetit.

ë intervistën e dhënë, numri një i PAA ironizoi futjen e deputetëve të rinj në Parlament, të cilët i quajti “OMGJ” dhe jo “BIO”. Në këtë kontekst, Duka u shpreh i bindur se është ekzagjerim që deputetët e rinj t’i quash përfaqësues të opozitës, pasi sipas tij, ata nuk përfaqësojnë opozitën në Kuvendin e Shqipërisë, duke theksuar se ligjvënësit e rinj ndodhen në Parlament për shkak të interesave të tyre dhe shantazhit të ushtruar ndaj tyre.

Por ky reagim duket se i ka “djegur” Alimadhit që ka replikuar me Dukën.

REPLIKAT:

Adriatik Alimadhi: Eh more Agron, po ju që ishit i pesti në listë në qarkun e Durrësit, OMGj ishit?

Agron Duka: Jepi robo, të gjithë meritojnë 15 minuta famë, ju priftë e mbara…

Image

Kujtojmë se Alimadhi ishte i gjashti në listën e PD-së në qarkun e Vlorës…