Revista më  e madhe gjermane lëshon ‘bo.mbën’: Ja kush e mban në pushtet Ramën

Revista më e madhe në Evropë, prestigjiozja gjermane Spiegel, në një shkrim ku ka marrë në analizë ccështjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka shkruar se që tani drejtuesit e lartë në BE kanë nisur të flasin për një gabim historik.

‘Në rastin e Shqipërisë, refuzimi i negociatave të pranimit në BE është më i kuptueshëm. Reforma në drejtësi dhe shtetin e së drejtës ka ngecur.

Kryeministri socialist Edi Rama, në detyrë që prej vitit 2013, dyshohet se ka mbajtur partinë e tij në pushtet me ndihmën e kr.imit të organizuar, veçanërisht të ma.fias së dr.ogës.

Vetë Rama, i njohur në Perëndim për paraqitjen e tij në atlete dhe i admiruar si artist, kultivon një stil gjithmonë e më autoritar në politikën e brendshme.

Ndarja e negociatave të pranimit- me një shtyrje për Shqipërinë dhe një fillim për Maqedoninë Veriore- do të ishte një mundësi për BE-në që të ruajë besueshmërinë e saj në rajon. Sidoqoftë, Franca rezistoi edhe kundër kësaj,’ shkruan revista.