Revolta studentore, bllokojnë autostradën Tiranë-Durrës, të gjithë marshojnë drejt zyrës së Nikollës

Studentët e Universitetit Bujqësor në Institut kanë dalë sot në protestë ashtu si pjesa më madhe e studentëve të Universiteteve Publike në vend.

Ata kanë marshuar nga Universiteti Bujqësor drejt autostradës Tiranë-Durrës, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve.

Këshillat Studentore të Universiteteve Publike i janë drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku paraqesin 4 kushtet e tyre. Ata i kanë lënë afat Ministrisë së Arsimit deri në orën 16:00 të

ditës së sotme që të kthejë përgjigje për kërkesat e tyre.