Revolucion i vërtetë me IMT në Shkodër, aksion i fortë në zonat më prioritare

Pas kalimit te IMT ne varesi te ministrise se Brendshme, nje reforme te thelle pritet te pesoje ky inspektoriat ne te gjithe territorin, mes tyre perfshire edhe Shkodren. Burime per shkodraneës bejne te ditur se puna kryesore do te nis nga nje fotografim i plote i territorit, ku personat pergjegjes ne bashkepunim me policine e shtetit dhe bashkite do te raportojne mbi gjendjen ne terren te objekteve pa leje, hapesirave publike te zaptuara, atyre ne proces gjyqesor dhe ato qe jane ne legalizim por behen pengese per investime publike apo zhvillime te medha. Pas kesaj faze do te nis procesi i dyte, i klasifikimeve dhe percaktimit te procedurave qe do te ndiqen per te operaruar ne terren. Me prioritet do te jene zonat e mbrojtura, bregdeti dhe hapesirat e percaktuara per zhvillim ekonomik. Ne Shkoder te njejtat burime thone se zonat ku do te tregohet perparesi eshte plazhi i Velipojes, zona e Shiroke – Zogaj, lumi Buna dhe pjesa e Alpeve, por duke mos lene pas edhe zonen muzeale ne qytet. Per kete detyren kryesore do ta kete bashkia si pergjegjese dhe administruese e territorit, ne bashkepunim me agjensite e tjera ligjzbatuese. Nese deri dje ka patur veshtiresi ne zbatimin e nderhyrjeve kete here inspektoriati do te jete shume me i forte dhe ne te njejten kohe kush do te beje rezistence do te perballet me penalitete te forta ligjore deri edhe ne burgim. Shkodra mbetet nje zone problematike e cila ne vetvete pergjate 30 viteve ka patur nje zhvillim kaotik me shume ndertime informale e qe deri me sot askush nuk ka guxuar te nderhyje. Pritet te shihet se cili do te jete rezultati pas kesaj me nderhyrjen e ministrise se brendshme qe behet drejtuese dhe pergjegjese e inspektoriatit te mbrojtjes se territorit.