Rezart Veleshnja ka larë hesapet, e pëson njësoj sikurse ai ia bëri ish të fejuarës, vjen shuplaka për të

Pasi e demaskoi ish të dashurën publikisht se ajo e kishte tradhtuar dhe kishte lidhje paralele me katër persona të tjerë, për aktorin Rezart Veleshnja ka ardhur një shuplakë nga ish e fejuara. Grimierja Pranvera Metolli të cilin vetë Veleshnja e braktisi kohë më parë, i ka treguar këtë herë aktorit se e ka pësuar njësoj me atë që i bëri asaj.

Ish e fejuara Metolli, përmes postimeve i ka treguar Veleshnjës se ja tani do kuptojë se cfarë është vetmia.  ‘Ji një person i mirë, por mos u mundo t’ia shpjegosh këtë të tjerëve’, shkruhet në disa shprehje të shpërndara prej saj. ‘Të qëndruarit vetëm nuk do të thotë se jam e vetme. Do të thotë se jam mjaft e fortë për t’i përballuar gjërat e vetme’, shkruan më tej grimierja.