Rezarta Shkurtra shpërthen ndaj Sali Berishës: I ke hequr kallot Enver Hoxhës, djalin yt

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë mbrëmjes së djeshme ka publikuar një foto të nipit të diktatorit Enver Hoxhës, Ermal Hoxhës.

Berisha shkruante: ‘Për 20 kg kokainë bëri vetëm 3 vjet burg’.

Më tej ish-kryeministri shtonte se nipi i diktatorit është një narkotrafikant i lënë i lirë.

Kaq ka mjaftuar, që bashkëshortja e Ermalit, këngëtarja Rezarta Shkurta e revoltuar ta postoj këtë foto në ‘Instastory’ me një kundërpërgjigje të ashpër: ‘Mos u merr me nipin e atij që i ke hequr kallot e këmbëve, por meru me djalin tënd Zeni Berisha që vrau qindra fëmijë në shpërthimin e Gërdecit, dhe s’bëri asnjë ditë burg’.

Kujtojmë që Ermal Hoxha la qelinë e burgut të Fierit pasi i kishin mbetur edhe 1 vit e 8 muaj burg nga dënimi për dosjen ‘Xibrakë’.