Rikhehet ‘Kacifas’/  Motra e nac.ionalistit grek të vr.arë nga RENEA ak.uza të rënda

Mediat greke kanë raportuar se në kujtim të Kostandin Katsifas është mbajtur dje një shërbim përkujtimor në Kishën e Shenjtë Metropolitane të Shenjtorëve Konstandin dhe Helena në Pire.

Teksa po bëhet rreth një vit nga vr.asja e tij, familja është ende në pritje për të zbuluar se çfarë ndodhi ditën e vr.asjes. Motra e Kacifas, që mediat greke e konsiderojnë “vorio-epiriot”, kërkon zbardhjen e ngjarjes, ndërsa ka një thirrje për qeverinë e re greke.

“Unë i bëj thirrje qeverisë së re të bëjë presion për sqarimin e vr.asjes së Kostandinit,” thotë motra e tij për televizionin “Start”. Violeta, motra më e madhe e Katsifa, reagon për herë të parë në publik, duke kërkuar të dijë se si u v.ra vëllai i saj.

“Na tregoni nëse ka diçka pse ata ek.zekutuan vëllain tim. Na jepni dosjen e çështjes. Diçka duhet të ishte dhënë. Nuk ka asnjë përgjigje serioze përgjegjëse. Ata duan një zgjatje tjetër. 2020. Nëse ata kanë video pse nuk na tregojnë? Familja nuk mund të qëndrojë në atë mënyrë“, ka thënë ajo

“Ata përpiqen të va.rrosin gjithçka në harresë”, thotë kunati i Katsifas, Timoleon. Familja Katsifa po përgatitet të ngrejë një padi për të padisë për provokimet shqiptare. Nuk dihet se çfarë nënkuptohet me këtë padi.