Rikthehen ‘fatosat e Enverit’, ngjarja shokuese ka ndodhur në Berat

Përmes një shënimi ironik, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook një video nga festimet e 1 Qershorit në shkollat e vendit.

“Drejtori i Drejtorise Arsimore te Beratit feston 1 qershorin me fatosat e Enverit me shami te kuqe në qafë! Shikoni videon e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha.

Sakaq një skenë e tillë në shkollat publike nuk është e para; pak ditë më parë, zyrtarë të Arsimit festonin me nxënësit e një shkolle në Fier, veshur me rroba partizanësh, shall të kuq në qafë dhe pushkë druri, e cila u krahasua me ç’ka ndodh sot ende në shkollat e Kinës apo Koresë së Veriut.