Rikthehen reshjet e fuqishme të shiut, ja parashikimi i motit për sot

Rikthehen reshjet e shiut qe do te jene te fuqishme.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të intesifikohen gjatë pasdites dhe do të sjellin reshje shiu dhe dëbore në zonat e thella malore.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë:

në zonat malore nga 00ºC deri në 07ºC, në zonat e ulëta nga 10ºC në 15ºC dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 16ºC.

Era do të fryej në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 5 ballë.