Rikthehet Kategoria e Dytë, ja me kë luan Vllaznia

Edhe ekipet e Kategorisë së Dytë i rikthehen fushës së lojës. Kështu, nesër nis Kategoria e Dytë, me ndeshjen e parë zyrtare mes Tiranës B dhe Sopotit. Siç dihet pjesë e kësaj kategorie është edhe Vllaznia B.

Kujtojmë se ekipi i dytë shkodran ra një kategori më poshtë, në mënyrë të padrejtë, pasi detyrën e saj e kreu siç duhet, duke qëndruar në të parën. Por rënia e ekipit të parë të Vllaznisë një kategori më poshtë bëri që edhe ekipi i dytë të rrëzohej po një kategori më poshtë.

Kuqeblutë e drejtuar nga Ervis Kraja, por që në takimin e parë për këtë vit do të drejtohen nga Xhahysa, do të luajnë të dielën. Vllaznia B ka një transfertë të vështirë, ku do të përballet me Partizanin B. Momentalisht, Vllaznia B ndodhet në vendin e 6-të në kuotën e 22 pikëve, 5 pikë më pak se Tërbuni i Pukës kryesues. /ShkodraNews

Lexo edhe: