Rikthehet ‘orakulli’ Maliqi, bën parashikimin e radhës të bu.jshëm: Ja ç’ndodh në prill



Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, pjesë e opozitës në Parlament, Lefter Maliqi është rikthyer në ‘hobin’ e tij të fundit, të bëjë parashikime.



Ai së fundmi ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit opozita e bashkuar do të marrë 100 mandate dhe se PS do të humbë 20% të elektoratit.



“ Më vjen keq për opozitën e bashkuar që tregohet kaq e butë. Unë e kam thënë se opozita e bashkuar në 25 prill merr mbi 100 mandate. Kjo është një rilindje që mori tepsinë me oligarkët e vet deh nuk mbajti asnjë premtim. PS do të ketë një humbje rreth 20% të elektoratit të vitit 2017. Në Berat do të dalin 4 me 3 për opozitën për shkak të zh.gënjimit nga qeveria. Madje, socialistët e ndershëm janë shumë më të zh.gënjyer se sa vetë demokratët”, tha Maliqi për ora neës.