Rikthehet pas disa ditësh mungesë, trajneri Canaj habit me deklaratën e tij

Mungesën e tij për disa ditë tek Vllaznia e arsyeton me diplomimin e vajzës në Angli. Edhe dorëheqjen e konsideron si një opsion të pa menduar nga ana e tij. Mesditen e sotme, Agim Canaj u rikthye në drejtimin e Vllaznisë, pas presioneve që u publikuan në drejtim të tij dhe drejtuesve shkodranë.

“Ai që ishte problemi im kryesor ishte diplomimi i vajzës në Angli, që e kisha parashikuar 5 ditë për tu larguar dhe për fat ishim pushim. Kam marr leje para se të luhej ndeshja me Besëlidhjen, por më dolën probleme me vizën. Por, mund të them se nuk jam i ri në këtë zanat dhe kam kaluar shumë futbollistë. Normalisht që në çdo familje sportive ka probleme të vogla. Kam qenë në kontakt me drejtuesat dhe në 10 ditë asnjë trajner nuk mund të zgjidhë problemet e skuadres. E kam gjykuar me qetësi dhe gjithë problematikën e vitit nuk mund ta zgjidhë me një javë. Janë probleme që do i zgjidhim në qetësi në vazhdimësi. Për çdo gjë që kanë nevojë lojtarët do i zgjidhim brenda grupit. Në ndeshjet në vazhdimësi do i jap kohë të plotë lojtarëve. Për të arritur objektivin madhor duhet që të gjithë të kenë një kohë të mjaftueshme.” – u shpreh Canaj para mediave.

Atë që ndodhi tek skuadra shkodrane, ai nuk e quan skandal.

“Nuk mund ta quaj skandal atë që ka ndodhur por një pakënaqësi e akumuluar. Nuk e kam menduar asnjëherë dorëheqjen. Në Shkodër vij me dëshirë dhe është hera e tretë. Çdo problematikë e lojtarëve është individuale.” /ShkodraNews

Lexo edhe: