Rikthim i Patozit dhe Topallit? Drejtuesi i lartë i PD jep përgjigjen që nuk pritej

Hapja e Partisë Demokratike dhe aktivizimi i të gjitha potencialeve ka çuar në fitoren e demokratëve në të shkuarën.

Kështu mendon Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i cili shprehet se rikthimi i figurave të hershme të PD-së si Jozefina Topalli, Astrit Patozi e Bamir Topi veçse mirë do t’i bënin partisë.

“Përvoja ka treguar se hapja dhe aktivizimi i të gjithë potencialeve që ka PD, konsiderimi dhe vlerësimi i të gjitha eksperiencave nuk duhet të shkojë dëm. Ne duhet ta përdorim të gjithë potencialin që kemi, përvojën dhe investimin intelektual që ka krijuar. Besoj që të gjithë po të jemi së bashku edhe njëherë, vetëm mirë i bëjmë PD-së”, tha ai, në një intervistë në TvT.