Rikthim në fushë me gol për mbrojtësin shkodran, falenderon….

Pasioni i tij për futbollin është i madh. Ka rrezikuar disa herë edhe karrierën e tij vetëm për të luajtur ndeshje me Vllazninë, ku nuk mund të harrohet ndeshja e fundit e para 2 sezonesh me Tiranën. Por, dëmtimet i ka pasur kundër shpesh herë në vitet e fundit.

Më i fundit ndodhi në shtator të vitit të kaluar. Por, ndeshja me Kamzën për kupë e riktheu në fushën e lojës. Ishte ndër lojtarët protagonistë dhe jo vetëm për golin e shënuar. E kuptuat që po flasim për mbrojtësin shkodran, Antonio Marku. Nuk ka një dedikim të veçantë për golin, por falenderon Zotin, që e ka ndihmuar të rikthehet në fushë dhe të bëjë atë që di më mirë.

“Ishte një rikthim që mua më ngrohu dhe uroj që të jetë një nisje e mbarë. Uroj që të kem shpërblyer edhe besimin e trajnerit dhe të stafit, kështu që jam i lumtur për rikthimin. Dedikim për golin? Falenderoj Zotin sepse kam qenë i durueshëm dhe kam vijuar stërvitjen pavarësisht se nuk kam luajtur dhe besoj se durimi mu shpërblye. Fitorja 2-1 është një rezultat i favorshëm për të tentuar kualifikimin në turin tjetër. Me mundësinë që kishim në fund, do të kishim folur krejt ndryshe, por gjithsesi besoj se me këtë rezultat kemi shumë mundësi për të kaluar turin.” – ishin fjalët e Markut pas ndeshjes me Kamzën. /ShkodraNews

Lexo edhe: