Rikthim në Shkodër për Gjokën, ja si e sheh ai përballjen ndaj ish-skuadrës së tij

Ndeshja Vllaznia – Kamza, e vlefshme për kupën e Shqipërisë do të zhvillojë nesër aktin e parë në orën 14:00 në fushën sportive “Reshit Rusi”. Një sfidë që rikthen në Shkodër edhe ish-trajnerin e kuqebluve, Ernest Gjoka. Para kësaj sfide, ai ka dhën një prononcim teksa ka sqaruar se kupa është një objektiv serioz i skuadrës së tij.

“Ne e kemi vlerësuar shumë ndeshjen e kupës. Edhe Vllaznia është një ekip për tu vlerësuar. Do mundohemi të bëjmë punën tonë sa më mirë dhe të shohim si do shkojnë ngjarjet. Por, ne kupën kemi dëshirë ta shohim seriozisht.”

Por, si e sheh Gjoka këtë rikthim në Shkodër? “Ishte një problem tjetër ajo që ndodhi vjet, kështu që në botën e sportit këto ngjarje herë shkojnë mirë dhe herë keq. Gjithsesi në momente të caktuara, çdo njeri mban përgjegjësitë e asaj që bën.” – ka thënë shkurtimisht Gjoka.

Ernest Gjoka u largua nga drejtimi i ekipit të Vllaznisë dy javë para përfundimit të kampionatit, atëherë kur e pa që kuqeblutë kishin rënë një kategori më poshtë. Largimi i tij natyrisht që nuk u prit mirë nga tifozët që shpërthyen në kritika ndaj tij. Ndërkohë, nesër Gjoka rikthehet përsëri në Shkodër dhe mbetet për tu parë si do e mirëpresin tifozët. /ShkodraNews

Lexo edhe: