Rikthimi në Superiore, flasin protagonistët e Vllaznisë

Me fitoren e arritur dje ndaj Erzenit në Shijak, Vllaznia është rikthyer edhe matematikisht në Superiore. 4 javë nga fundi i kampionatit, kuqeblutë kanë 12 pikë më shumë se Besëlidhja e vendit të dytë, çka do të thotë se edhe nëse i humbasin katër sfidat e fundit dhe lezhjanët i fitojnë, përsëri kuqeblutë janë në Superiore, për shkak të ndeshjeve direkte.

I pari që ka reaguar ka qenë trajneri i portjerëve Ideal Lekiqi. Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “facebook”, ai shkruan: “Jemi ne Superlige. Fundja aty ku te takon VLLAZNI. Ndoshta ishte detyrim po gjithsesi i mundimshem e plot sakrifica. Me stabilitet ne loje e rezultate. Faleminderit Çuna per mundin dhe djersen. Faleminderit te gjith drejtuesve te klubit per mbeshtetjen. Faleminderit te gjith tifozeve qe vuajten jo pak ket sezon bashke me ne, jeni unik. Forca VLLAZNIA!”

Ndërkohë më pas ka reaguar edhe portjeri i kuqebluve, Alen Sherri. “Matematikisht tani jemi në Kategorinë Superiore. Lumturi po, por jo ndonjë arsye e madhe për të festuar. Vllaznia e ka vendin vetëm në atë kategori dhe jo këtu ku ishim sivjet. Faleminderit tifozëve dhe mbështetësve nga larg! Uroj që viti tjetër futbollistik të na gjejë më të fortë se kurrë!” – shkruan në faqen e tij portjeri i shkodranëve. /ShkodraNews

Lexo edhe: