Rilindja vijon talljen me Shkodrën, ja sk.andali që po shoqëron procesin e zgjedhjes së drejtorëve të rinj

Socialistët vijojnë të tallen me Shkodran. Vetëm pak ditë më parë u deklarua se pas emerimit të 4 koordinatoreve, një grup i dytë pune i përbërë me qytetarë do të ishte krah tyre për të punuar në përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të drejtorive rajonale. Por çuditërisht ky grup pune nuk duket askundi dhe nuk është formuar deri më tani. Burime pranë selise rozë në Shkoder thonë se i gjithë proçesi po bëhet me hapa të shpejtë dhe në fshehtësi nga deputetë të qarkut, në bashkëpunim me ministra të caktuar të kabinetit qeveritar, ku kanë nisur të piketojnë emrat e drejtoreshave të reja që do të ulen në karriget e të dorehequrve. Proçesi po kalon me mjaft pakënaqësi, ndërsa nuk ka patur deri më tani asnjë analizë apo ballafaqim mbi gjithë këtë që po ndodh. Në disa drejtori madje janë komanduar drejtueset, që me gjasa nga të komanduara mund të kthehen në definitive, ose të pakten me mandat më të gjatë sesa thjesht ai kalimtar, si janë prezantuar këto ditë. Megjithatë duhet pritur edhe pak ditë për të parë shpërthimin e vërtetë të “socialistëve” të pastër, që në gjithë këto ditë kanë preferuar të flasin nën zë, e në tryeza të mbyllura. Gjithmonë nëse nuk tremben, apo nuk gënjehen me ndonjë copë tjetër nga torta e pushtetit, ata duhet të jenë të parët që të reagojnë për gjendjen në të cilën po katandiset një prej forcave më të mëdha politike në vend, që edhe në pushtet nuk po arrin të gëzojë pak qetësi e ditë të mira, në bastionin historik të demokratëve./ShkodraNeës