Robert Berisha ‘habit’ fansat, na la pa fjalë, zbulon se së shpejti ai do…: Kur don vet, robi….



Këngëtari Robert Berisha ka surprizuar sot fansat teksa ka njoftuar se ëndrra e tij po bëhet realitet.



Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, ai ka treguar se do të ketë një emision të vetin dhe se do të nisë së shpejti në Klan Kosova.



Roberti nuk dha një datë të saktë se kur do të fillojë, përveçse emisioni i tij i ri do të titullohet “Robi plaket kur don vet”. Nga emri i emisionit duket se do të ketë një natyrë argëtuese, ashtu si dhe humori që karakterizon Robertin.