
Ndeshja hapëse e stadiumit të ri Air Albania, e cila përballi të zotët e shtëpisë me kampionët e botës ka sjellë në tribunë edhe aktorët e njohur të skenës shqiptare Robert Ndrenika dhe Arben Derhemi.
Cilësia e shtëpisë së re të kombëtares shqiptare duket se i ka impresionuar edhe dy artistët, të cilët për media shprehën dëshirën që edhe Teatri i ri Kombëtar të jetë po aq i bukur sa edhe stadiumi, thanë ata.
Aktori Ndrenika u shpreh se shpreson që të bëhet edhe teatri i ri ashtu sikurse u përfundua stadiumi.
“Kam keqardhje që këta miqtë e mi nuk do lozin dot në këtë stadium për arsye të moshës, ashtu si dhe unë nuk do luaj në teatrin e ri që do bëhet. Shpresoj që të bëhet dhe ai. Do shikoj stadiumin, pastaj do komentoj ndeshjen”, tha Ndrenika duke folur për mediat neë ambientet e stadiumit.
Ndërsa Derhemi u shpreh se si ky stadium duhet të bëhen edhe gjërat e tjera në Shqipëri.
“Teatër ëndrrash, është stadium i jashtëzakonshëm dhe shpresoj që si ky stadium të bëhen gjithçka nga sot e tutje në Shqipëri”, tha Derhemi.
Nga Petrit Vasili Termeti dhe Rindertimi.
Inxhinieri Bashkim Kopliku në emisionin “Provokacija”.
“Tërmetet kanë qënë të lokalizuara në.
Vetem nje dite pasi mori zyrtarisht.
Lini një Përgjigje