Rojet e Presidentit p.ë.rleshen me policinë, zbulohet incidenti i rëndë

Vizita dy ditore e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Bosnje Hercegovinë nisi keq të hënën pasi një për.l.eshje shp.ë.rtheu mes ekipit të tij të sigurisë dhe policisë kufitare lokale, thanë autoritetet.

Mediat vendase njoftuan se pati “shtyrje” dhe “përplasje e ofendime verbale” pasi truprojat e presidentit refuzuan të dorëzojnë armët e tyre pas mbërritjes në aeroportin e Sarajevës.

“Ata ishin agresivë dhe silleshin sikur të ishin në vendin e tyre”, tha për portalin e lajmeve Dnevni Avaz shefi i policisë kufitare të Bosnjes Zoran Galic.

“Ata nuk i respektuan ligjet tona dhe meritonin të arrestoheshin”.

Bosnja me shumicë muslimane u qeveris nga Perandoria Osmane për pesë shekuj dhe ndan lidhje të forta me Turqinë.