Ronaldo paska qenë i keq fare! Mësoni çfarë gjërash të pista ka bërë me këto 3 femra

Telashet për Ronaldon duket se nuk kanë të sosur.

Sipas avokatit Leslie Stovall, janë edhe tri femra të tjera, përveç Kathryn Mayorga, të cilat akuzojnë për abuzim seksual yllin portugez, shkruan Shkodranews.

Për momentin, nuk ka emra konkretë, por vetëm disa hipoteza. Njëra nga vajzat pretendon se është dhunuar pas një feste, një e dytë të jetë dëmtuar, ndërkohë e treta ka firmosur një kontratë heshtjeje, njësoj si Mayorga. Ndërkohë, në rrjetin social Instagram, motra e Ronaldos ka nisur një fushatë me sloganin “Drejtësi për Ronaldon”, shkruan Shkodranews.

Avokati Stovall ka folur për “The Sun”, i njëjti tabloid që në vitin 2005 publikoi një histori, sipas së cilës një vajzë angleze akuzonte “yllin” e Juventusit, atëherë pjesë e United, për dhunim seksual në Londër. Pas denoncimit, Ronaldo u pyet për 9 orë nga policia, por akuza, gjithsesi, u hodh poshtë, shkruan Shkodranews.

Sipas gazetave portugeze, lojtari bardhezi ka qenë ditën e hënë në Lisbonë, për të përcaktuar mbrojtjen që do të bëhet, së bashku me avokatët e tij, me situatën që sa vjen e bëhet akoma më shumë problematike. /Shkodranews