“Roza për cfarë të kam prerë në besë? Mos më thuaj baba, dua vetëm…” përballja e rëndë me vajzën në emision, mëson shtatzaninë dhe…

Një përballje plot emocione dhe trishtin në episodin e emisionit Pa Gjurmë i familjarëve të Rozaldina Nasufit me 18-vjeçaren e cila ishte de n oncuar e humbur por ka telefonuar LIVE gjatë emisionit duke treguar se është edhe në pritje të një fëmije. Rozaldina tha babai i ka bërë p resion, por sërish do që të pajtohet me të.

“Po ju ndjek live, babai me të vërtetë më ka falur, por unë jam në familjen time. Babai kujton se unë nuk jam në familje, unë kam folur me të dhe i kam thënë se ku jam. I kam thënë hajde por ai më ka bërë p resione. Unë me të vërtetë kam gabuar, por ai më ka bërë p resione. E pashë babain se si ishte bërë, ai mund të vinte të më takonte si njeri, por jo të më priste në besë.  Unë nuk kthehem sepse jam mirë, jam në familje, nuk kam nevojë që ta gënjej babain.  Ai e di mirë se sa shumë e dua, më shumë dua atë sesa mamin. Unë jam gati që babai të vijë dhe të më shikojë, por nuk dua që ai t’i bëjë p resion as familjes dhe as mua. Pas emisionit do të flasim dhe do ju jap adresën e saktë që të vini të takohemi”, u shpreh Rozaldina Nasufi.

“Roza për cfarë të kam prerë në besë, për cfarë të kam bërë presion? Mos më thuaj baba, por vetëm më trego adresën dhe unë vij që tani të shoh se si jeton dhe vazhdo jetën , me mua i ke shkëputur të gjitha marrëdhëniet. Ti më the më le kohë dy ditë dhe unë të lash më tepër kohë. Ditën që ike me të vërtetë të bëra presion sepse më ke marrë fytyrën, edhe familjes ku po jeton i ke marrë fytyrën. Nëse ti jeton në një familje unë nuk kam se cfarë të bëj, jam dakort që të vij, të të takoj dhe të shoh situatën me sytë e mi”, tha Dan Nasufi.