Rozana Radi q.an teksa rrëfehet te Rudina, pengu i saj është aq i t.rishtë

Artistja e njohur dhe e dashur e shqiptareve, me karrierë të pasur muzikore, tha se pavarësisht karrierës së gjatë dhe të suksesshme i ka mbetur peng fakti që nuk arriti dot të kishte një këngë me xhaxhain e saj Françes Radi.

E ftuar te Rudina, këngëtarja tha e pë.rl.otur se familjarët që i janë larguar nga jeta e kanë lënë me pengje.

Francesk Radi u nda nga jeta në Prill të 2017.

 

“Është një peng shumë i madh. Nuk e kuptoj, këto familjarët e mi kur më largohen sepse më lënë disa pengje dhe them ndonjëherë i kam pasur aty dhe nuk i kam dhënë mundësinë vetes të kem një kujtim shumë të bukur. Unë kam kënduar duete të këngëtarëve të tjerë me Frankon, kam jetuar kohën e tij. Ai ishte një baba për mua, por peng i madh më ka ngelur. Duhej të shkruaja një tekst për të, kam shkruar për të gjithë artistët dhe duhej të kisha një këngë me të. Më ka ngel peng aq sa nuk di ç’të të them. Nuk ka ditë që nuk shoh një artist të moshës së Frankos dhe mos të kujtoj atë që nuk pata mundësi të këndoj me ë. Tefta Radi, bashkëshortja e tij po merret me librin e tij. Shumë shpejt do të vijë një libër për të. Françesku dhe Tefta donin të krijonin një jetë tjetër në Australi, jo sepse nuk ishin të lumtur këtu, por Frankos nuk iu dhanë shumë gjëra që i meritonte. Kur unë triumfova në “Kënga Magjike” Franko ishte në Itali dhe më shkroi një mesazh të cilin e ruaj edhe sot: “Në jetën time nuk kam marrë kurrë një çmim të parë, këtë çmim ma ke dhënë me gjithë zemër. S’kam për ta harruar kurrë”. Frankos i kishin dalë dokumentet për tu larguar në Australi dhe do të largohej, por ndodhi tragjedia. Ai donte të largohej që të ishte më i qetë, të harronte padrejtësitë që i ishin bërë, por këtu kishte çdo gjë. Do të ikte me kokën pas dhe ndoshta Zoti e la këtu përgjithmonë”, tha Rozana.