Rozana Radi tha se i mungonte i dashuri i komshies, e gjen belaja pas statusit nw Instagram

Rozana Radi ka publikuar një shkrim në Instagram, dedikuar komshies që me sa duket bën më shumë zhurmë seç duhet. E revoltuar nga kjo gjë, që mesa duket është bërë e përditshme dhe e bezdisshme, Rozana i ka shkruar publikisht asaj.

“Kam një komshie ngjitur me derën time që është ndarë nga i dashuri dhe çdo ditë dëgjoj me zë shumë të lartë muzikën më të trishtë në botë! Aq shumë na ka mërzit me këto këngë të dhimbshme sa ka fillu mi i mungu të gjithë komshinjve i dashuri i kësaj”– shkruan Rozana Radi në Instagram.