Rrebeshe shiu dhe bresher, kujdes nga retë e zeza mbi kokat tuaja

Moti duket se nuk do të heqë dorë nga suprizat. Edhe këtë të dielë duhet të tregoheni të vëmendshëm ndaj reve të zeza që do të shihni mbi kokën tuaj, pasi nuk do të ketë vetëm pika uji. Sot pritet të jetë me reshje shiu në të gjithë territorin e vendit, sipas asaj që raporton IGJEUM, nuk përjashtohet mundësia që në zona të caktuara të ketë edhe rebeshe shiu dhe breshër.

RESHJET

Sot (e diel dt.14) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat, Korçë dhe Vlorë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ekziston mundësia që në zona të kufizuara të qarqeve gjatë pasditeve, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre). Në ZONA SHUMË TË KUFIZUARA reshjet mund të shoqërohet edhe me rrufe dhe breshër.

TEMPERATURAT/ Sot(e diel dt.14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 10 / 15 °C, në vendet e ulëta: 9 /16 °C, në vendet malore: 3 / 11 °C

ERA/ Sot (e diel dt.14) ajo pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet dhe zonat malore të territorit.