Rrëfehet për herë të parë nga b.u.r.gu ‘Zogu i Tiranës’: Shokët që kam njohur këtu janë të mirë, më pyesin shpesh…

I njohur si “Zogu i Tiranës” në showbizz, Hermes Nikaj rrëfen 5 javët në “k.a.faz” mes të fortëve problematikë.

Në një intervistë telefonike me gazetaren e “Panorama Plus”, tregon për herë të parë se ç’po ndodh me të në burg, 5 javë pas arrestimit në flagrancë.

Ndërkohë që mediat kanë zbardhur të plotë dosjen për hetimin ndaj Hermes Nikajt, nga ku janë publikuar p.ërgjimet e shumë bisedave me mikeshat e tij, Hermes rrëfen si iu sh.katërrua jeta brenda një nate, duke pretenduar se është i pafajshëm.

26-vjeçari flet për ditët në qeli mes të burgosurve problematikë dhe shpresën se një ditë mund të shpallet i pafajshëm.

Je ambientuar me b.urgun Hermes? Si janë zgjimet e tua në izolim, duke qenë se prej vitesh shijoje famën si reporter i emisioneve të ndjekura të mëngjesit?

Në momentin që po flasim, u shkëputa nga shokët që kam njohur këtu në B.u.rgun 313, ku çunat janë duke u qethur dhe duke u larë. Ata janë të mirë dhe përkujdesen për mua, me pyesin shpesh me humor e shaka: “Si je rrushi?”