Rrëfim si kurrë më parë, aktorja e dashur rrëfen s.ekretet e jetës së saj. Burri e bën të q.ajë

Si asnjëherë më parë, aktorja shumë e dashur e shqiptarëve, e cila është e pëlqyer për shumë rolet e saj në Portokalli, ka rrëfyer për jetën e saj familjare. Ajo ka nxjerrë në emision edhe djalin e saj teksa ka folur për bashkëshortin, si janë njohur e dashuruar:

Delinda Disha ka treguar te Rudina si më poshtë:

“Eldo ka qenë pjesë e Akademisë së Arteve, por unë nuk e njihja. Ne na ka bashkuar një shfaqje, ka qenë “Parfumeria” ku Eldo bëri skenën dhe kostumet. Që aty filluam një miqësi shumë të fortë. Ishte një djalë shumë i sinqertë, serioz dhe padyshim me humor, ka edhe më shumë humor se sa unë. Ngaqë lindi një miqësi shumë e mirë mes nesh, unë i thosha që do ishte më mirë të qëndronim shokë dhe Eldo më thoshte shprehje tironste: “T’ka fut daja në furrë”. Pastaj ndodhi edhe një projekt tjetër, në atë kohë bëmë dhe një turne me shfaqje dhe u lidhëm. Erdhi në shpi, i bëmë gjërat shpejt e shpejt dhe ja ku jemi bashkë sot. Nuk kemi bërë dasmë sepse gjërat ndodhën shumë shpejt, ishim edhe shumë të ngarkuar me punë të dy, por e kemi në plan të bëjmë një dasmë. Të rritet edhe pak Dasantini që ta kuptojmë më shumë rëndësinë dhe do ta bëjmë. Eldo është shumë simpatik, por unë të them të drejtën jam dashuruar me karakterin e tij. Është djalë me karakter të fortë, por diçka që më ka tërhequr shumë tek ai është talenti. Ai është shumë i talentuar në profesionin e vet dhe duke qenë se ishte artist më kuptonte shumë mirë dhe unë po ashtu. Duke qenë se jemi artistë kemi gjetur gjysmat reciproke të njëri-tjetrit. Është shumë e rëndësishme që në çift të ketë komunikim, nëse ka komunikim, respekt, sinqeritet dhe dashuri kam përshtypjen që gjërat shkojnë mirë dhe situatat kapërcehen”, tregoi Delinda.

Gjatë emisionit ajo mori edhe një videomesazh surprizë nga partneri i saj, fjalët e të cilit përlotën aktoren.

“E di që po çuditeni me videon se nuk jam prononcuar, por doja të thosha disa fjalë për sa i përket Delit dhe Dasantinit. Dasantini është produkt i dashurisë tonë. Jam shumë i lumtur që kemi këtë familje, e kemi shumë të konsoliduar, të gjallë, me dashuri dhe Dasantini s’kishte si të ishte ndryshe. Ai është fëmijë inteligjent, i mbarë dhe po rritet me këtë ritëm. Deli është një mami e devotshme, e mrekullueshme. Jemi me fat të dy që kemi gjetur njëri-tjetrin dhe ky është qëllimi kryesor në jetë. Ju dua shumë”, tha Eldo.

“Eldo nuk prononcohet, i ka bezdi kamerat. Por më emocionoi shumë”, tha aktorja.

“Shtatzëninë e kalova shumë mirë. Nuk e lëshova veten dhe punova deri ditën e fundit. Menjëherë pas lindjes, një javë pushim bëra dhe u riktheva në punë. Paraditja ikte, kurse pasdite qaja. Dy javë pas lindjes, çdo pasdite vetëm qaja. Më dukej sikur djali nuk ishte mirë. Po me mbështetjen e familjes, Eldos dhe motrave të mia e kalova. Bebi i vogël, kisha frikë ta mbaja, se si më dukej. Mendoj se të gjitha nënat e kalojnë këtë fazë, por në mënyra të ndryshme. Fatmirësisht kaloi”, tregoi Delinda që e solli në jetë djalin përmes lindjes cezariane.