Rrëfimi i trishtë i shkrimtares që dashuronte Ramën: Pas 7 viteve në burgun e Spaçit, nuk njihja…

Me rikthimin e saj beri buje. Shkrimtarja Ornela Vorpsi në Shqipëri pas shumë vitesh, po shkakton reagime te shumta me intervistat e saj. Ne nje rrefim për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në Tv Klan, Ornela ka treguar takimin me babain pas vuajtjes së dënimit si u burgosur politik. Momentet e para ishin të vështira, thotë ajo, duke përshkruar se pas 7 vitesh dënim nuk po e njihte më.

Babi ishte i dënuar politik për 7 vite në burgun e Spaçit. Kam shkuar ta takoj me nënën time dhe nuk e njoha. Ai ishte jashtë mase i dobësuar dhe diçka mungonte në fytyrën e tij, unë nuk mundesha dot ta kuptoja.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=nZKhGLw1540]

Pata frikë ta takoja, pasi ai donte të më përqafonte, por unë isha një fëmijë që kisha frikë ta prekja këtë të huaj që ishte i veshur me një lloje bizhameje me vija, ku në fytyrë kishte ndryshuar, ndërsa e kuptova se çfarë kishte se kishte ndryshuar në fytyrë. Kur erdhëm në shtëpi, babai i kishte dhënë nënës time një gjë të vogël, një qese, ku kishte futur dhëmbët. Ato i ishin thyer nga torturat e tepërta”, është shprehur shkrimtarja Ornela Voripsi.