Rrëfimi prekës i këngëtares shqiptare, si e çoi deri në fund amanetin e të atit

Për herë të parë Afërdita Dreshaj ka rrëfyer sesi e çoi deri në fund amanetin e babait të saj, duke i prekur fansat më këtë rrëfim.

E pyetur sa të vështirë e ka pasur të realizonte ëndrrat pa praninë e babait, Afërdita ka treguar se është munduar t’a çojë amanetin e tij deri në fund.

Ëndrra e babait tim ishte të isha një këngëtare. Kur unë isha 12 vjeç dhe ai ishte ende gjallë, ai më çoi për të regjistruar këngën e parë. Pas humbjes së tij ishte shumë e vështirë të vazhdoja të ecja, por duhet t’i tregoja atij se do e vazhdoja ëndrrën time dhe të tijën gjithashtu. Mamaja ime është gruaja më e fortë, ajo më dha mua krah për të vazhduar”, është përgjigjur ajo.