Rrëfimi tro.nditës / V.ra.sësi i dy biznesmenëve tregon detaje si në filma aksion

Një rrëfim që të kujton sikur filmat aksion janë realitet. Eduart Lamaj ka treguar se e ka marrë lajmin se ka vr.a.rë Bujar Likën dhe Paulin Gjergjin, mbrëmjen e 30 majit përmes televizorit. Kështu ka deklaruar ai në rrëfimin për grupin hetimor.

Në dosjen e siguruar nga abcneës.al është zbardhur e gjithë dinamika e v.ra.sjes së 2-fishtë të ndodhur në një hotel në Kurbin, në bazë të rrëfimit të autorit kryesor.

Ai ka treguar se kur është futur në lokal dikush e ka që.lluar në këmbë, ndaj dhe është kundërpërgjigjur për t’u vetëmbrojtur.

Më pas shokët e tij e kanë nxjerrë zvarrë nga lokali për shkak se p.laga që kishte marrë në këmbë nuk e lejonte që të ngrihej, por nuk ka pranuar të shkojë në spital.

Kur ka shkuar në shtëpi i ka kërkuar familjarëve të dje.gin rrobat, dhe më pas ka parë përmes televizorit lajmin për v.r.asjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit.

Aty, Lamaj thotë se ka kuptuar se ka v.r.arë dy persona, të cilët ka treguar se i njihte më herët por nuk kishin pasur asnjë ko.nflikt.