Rreth 14% e pacientëve të shëruar nga koronavirusi në Kinë rezultojnë sërish pozitiv

Rreth 14% e pacientëve që u shëruan njëherë nga koronavirusi në Kinë, kanë rezultuar sërish pozitiv. Lajmi u bë i ditur nga autoritetet kineze ku, sipas “Daili Mail”, i frikësoheshin një shpërthimi të dytë të COVID-19, për shkak të numrit në rritje të rasteve të importuara dhe personave të infektuar që nuk tregojnë shenja.

Miliona banorë të Hubeit, ish-qendra e pandemisë, tani mund të largohen nga krahina, pasi zyrtarët hoqën bllokimin dy mujorë. Mjekët zbuluan se pesë nga 147 pacientë në një studim, u testuan përsëri pozitivisht pas shërimit.

Në studimin e bërë nga mjekët në Whan, pacientët e rikuperuar, pasi u testuan sërish negativ, nuk treguan asnjë simptomë dhe ishte e pamundur që ata të ishin infektuar nga dikush tjetër, pasi familjarët e tyre rezultuan negativë. Pacientët që rezultuan sërish pozitiv me koronavirus, do të vendosen në një karantinë 2 javore.