Rreziku me ‘’Wi-Fi’’e lokaleve, ja çfarë mund t'ju ndodhë

Eshte e sigurte qe sapo ulemi ne nje lokal apo restorant, para se te porosisim, kerkojme pasuordin e wifi.

Por lundrimi në internet të “pambrojtur” mund të shoqërohet me jo pak rreziqe ndaj lexoni më poshtë disa këshilla që duhet t’i keni parasysh kur lidheni me një Wi-Fi publike

  1. Në asnjë rast mos jepni të dhënat tuaja bankare
  1. Kushtojini vëmendje emrit të rrjetit dhe sigurohuni që është i njëjtë me kompaninë që e shpërndan.Hakerët shpesh përdorin rrjete që kanë një emër të ngjashëm me rrjetet në zonë për t’ju marrë të dhënat personale. Nëse po përdorni një lidhje publike, kontrolloni gjithmonë emrin e Wi-Fi-s për t’u siguruar që është pikërisht ai që duhet të jetë.
  1. Mos lundroni në internet pa pasur të instaluar në kompjuter një antivirus.
  1. Mos e ruani Wi-Fi në pajisjen tuaj (bëjini gjithmonë Forget network)
  1. Kontrolloni URL-në e internetit. Rrjetet e rreme mund t’ju çojnë në faqe interneti me viruse që mund të dëmtojnë laptopin apo celularin tuaj.
  1. Përdorni një lidhje të sigurt