Rritet bilanci i aksidentit tragjik në aksin Shkodër – Tiranë, humbin jetën dy gra

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kryebushat, në rrugën Shkodër-Tiranë, ku dy gra kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa në aksident janë përfshirë dy makina.

Ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit, apo edhe identiteti i personave të përfshirë në të.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.