Rruga drejt trofeut të tretë sezonal, Vllaznia mëson emrin e kundërshtarit

Pasi triumfoi në grupin A të Kategorisë Superiore për moshat U-19, Vllaznia tani do të tentojë të fitojë edhe titullin kampion të dy grupeve në këtë kategori. Kështu, ditën e sotme, Vllaznia U-19 është njohur me emrin e kundërshtarit, me të cilin do të ndeshet të shtunën në ndeshjen gjysmëfinale të kampionatit.

Rivali i kuqebluve për në të kaluar në finale do të jetë ekipi i Flamurtarit të Vlorës. Një kundërshtar i vështirë për shkodranët, por që do të tentohet kalimi i tij dhe arritja në finale.

Pas shortit, trajneri i 19-vjeçarëve shkodranë, Luan Zmijani ka deklaruar se Vllaznia U-19 do të mundohet të tregojë vlerat e saj në këtë moment deçiziv të kampionatit, për të bërë të vetin edhe trofeun e tretë sezonal. Çka do të ishte një arritje për këto talente. /ShkodraNews